Amorim ndryshon skuadrën pas fillimit katastrofik

Futboll

Amorim ndryshon skuadrën pas fillimit katastrofik

Më: 3 janar 2025 Në ora: 11:19
Amorim

Dy lojtarë të Man. Juanjtedit janë ‘të vendosur’ të huazohen nga klubi në afatin kalimtar të janarit si pjesë e ndryshimeve të para në skuadrën e Ruben Amorim.

Juanjtedi aktualisht ndodhet në vendin e 14 -të në Premier Ligë, vetëm shtatë pikë larg zonës së rënies pas 19 ndeshjeve.

Të hënën, ata humben 2-0 kundër Njuaskëllit në “Old Trafford”, duke e çuar rekordin e Ruben Amorim si trajner I Junajtedit në pesë humbje në Premier Ligë në vetëm tetë ndeshje, që kur mori drejtimin e klubit në nëntor 2024.

Natyrisht, Amorim, 39 vjeç, ende nuk ka nënshkruar me asnjë lojtar të vetëm, pasi afati i transferimeve u hap dy ditë më parë. Por, të mërkurën, atij iu dha një goditje e madhe.

Sipas Samuel Lukhurst të “Manchester Evening News”, për shkak të 206.06 milionë funteve të shpenzuara për pesë rekrutët e verës – Mathijs de Ligt, Nousair Mazraoui, Xhoshua Zirkzee, Manuel Ugarte dhe Leni Joro, klubi mund të duhet të “shes për të blerë” në afatin kalimtar të janarit.

Klubi mund të mos jetë në gjendje të shpenzojë paratë që do të dëshironte për shkak të rregulloreve të PSR-së dhe të lojës së drejtë financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat