Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari ka rënë në “sytë” e shumë klubeve europiane pas paraqitjeve fantastike me fanellën “Dardane” dhe të klubit LNZ Cherkasy.
Siç mësohet, për Jasharin ka shprehur interesim edhe skuadra nga Bundesliga e Austrisë, LASK Linzi.
Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë ofertë zyrtare nga skuadra ku luan edhe kosovari tjetër, Valon Berisha.
Ish-mesfushori i Dritës këtë gjysmësezon me klubin ukrainas ka zhvilluar 17 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asiste.
Vlera e 26-vjeçarit në “Transfermarkt” është 900 mijë euro.