Shumë polemika ka krijuar ndeshja e Superkupës së Italisë mes Interit dhe Atalantës.
Falë dy golave të Dumfries, Interi ka shkuar në finale me fitoren 2-0. Gasperini ka përgëzuar zikaltërit për nivelin e tyre, por nga ana tjetër tha se arbitri i fali golin e parë.
Madje Gasperini theksoi tre gabime të arbitrit në një gol të vetëm dhe jo vetëm një.
Në fillim goditja e këndit që nuk ekzistonte dhe u dha gabimisht, nga do të vinte goli i parë, më pas ndërhyrja e Dumfries ndaj Scalvini dhe më pas zënia e rrezes së portierit nga De Vrij. Megjithatë për arbitrin ishte goli i rregullt.
Nga ana tjetër, Inzaghi ka parë një tjetër panoramë të ndeshjes dhe nuk ka folur fare për arbitrin.
“Kemi qenë brilant, nuk kishte fare histori ndeshja kundër Atalantës që është një super ekip, me super vlerë.
E donim finalen dhe ia dolëm, i përgëzova djemtë për këtë ndeshje të përqendrimit dhe teknikës së lartë.
Duhej të kishim shkuar 3-0, por unë kam pak gjëra për t’u thenë djemëve sot, nuk mbajta shënime për këta djem, pastaj do ta shoh edhe njëherë ndeshjen. Kemi përformuar jashtë çdo pritshmërie, nuk duhet harruar edhe udhëtimi i gjatë”, tha Inzagi.