Specialisti i futbollit italian, Massimo Mauro, ka komentuar gabimin e bërë nga arbitri në ndeshjen Inter-Atalanta.
Kjo ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë përfundoi në shifrat 2-0 falë golave të Dumfries.
Por goli i tij i parë erdhi nga një goditje këndi e cila u fitua padrejtësisht nga Interi.
Topi nuk u prek nga asnjë lojtar i Atalantës, megjithëse më të rëndësishmit, arbitrat, e menduan ndryshe.
Një gabim i vogël në dukje dhe që rezultoi vendimtar.
Sipas Masasimo Mauro, Conte kishte të drejtë, VAR duhet të ndërhyjë edhe kur një korne jepet gabimisht pasi mund të vendos ndeshjen.
“A e shikoni se përse jemi pro ndërhyrjes së VAR në këto raste? Arbitri gaboi, i dha korne Interit, por u kthye në gabim vendimtar pasi aty u zhbllokua ndeshja. Gabim i arbitrit, por VAR duhet të ndërhyjë. Para një muaj Conte bëri një fjalim për këtë dhe unë jam shumë dakort me të. Përse nuk e humbisni një minutë dhe të shihni nëse goditja e këndit ishte e rregullt? Do të evitojmë një gol të parregullt”, tha Mauro.
Nga ana tjetër as Gasperini nuk mund të qëndronte në heshtje për arbitrin. “Përgjigja është se Interi është një ekip i fortë, për momentin më i forti. Mendoj se jemi afruar, në kampionat kur të luhet ndeshja e kthimit do të jemi edhe më afër nivelit të tyre.
Interi mbetet në një nivel më të lartë teknik, por unë jami kënaqur. Gabimi i arbitrit?
Është turp për atë rast me Scalvinin edhe nëse në pjesën e parë Interi meritonte më shumë se barazimi.
Nuk është e lehtë të krijosh kundër Interit, loja u kthye me atë golin absurd, një goditje inekzistente me De Vrij përballë portierit dhe një faull shumë i dukshëm nga Dumfries ndaj Scalvinit, ai e shtyn me të dyja duart.
Ndërkohë VAR iu deshën shtatë minuta për të anuluar golin tonë me të drejtë për pozicion jashtë loje të De Ketelaere”, tha Gasperini.