Partizani ka shitur në këtë merkato tre nga lojtarët më të rëndësishëm si Arinaldo Rrapaj, Tedi Cara dhe Andi Hadroj.
Ndërkohë po bëhen gati të shesin një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për sulmuesin Kristian Mba.
Ai mund të vazhdojë karrierën në Ukrainë te skuadra e Metalist Kharkiv ku Partizani është në bisedime, por ende nuk është vendosur.
Kujtojmë se në këtë sezon Mba ka luajtur në 21 ndeshje me “Demat”, ku ka arritur të shënojë edhe 5 gola.