Lazio po bën gjithçka që Elseid Hysaj të largohet nga Roma në këtë sesion të merkatos, me Leçen dhe Empolin të interesuar për mbrojtësin shqiptar.
Megjithatë, paga e tij aktuale paraqet një pengesë për të dyja klubet. Hysaj merr një pagë prej 2.8 milionë euro plus bonuse, me një marrëveshje që e lidh atë me klubin bardhekaltër deri në vitin 2026.
Nga tani deri në qershor, mbrojtësi duhet të marrë rreth gjysmën e kësaj shifre, një kosto shumë e lartë për Leçen dhe Empolin, të cilët nuk janë të gatshëm të mbulojnë plotësisht pagën.
Hysaj, i cili vendosi të qëndrojë në Romë gjatë verës pavarësisht se u përjashtua nga listat për kampionatin dhe kompeticionet evropiane, mund të gjendet sërish në qendër të negociatave.
Leçe dhe Empoli janë në pritje të zhvillimeve, të gatshëm për të shfrytëzuar rastin për të forcuar repartin e tyre mbrojtës, por rezultati i negociatave do të varet nga gatishmëria e Lazios për të kontribuar në pagesën e pagës së lojtarit.