Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli në muajin janar.
Sipas medieve italiane për shqiptarin kanë shfaqur interes disa skuadra të Serisë A dhe kjo situatë favorizon shumë Empolin.
Siç dihet shqiptari është në muajt e fundit të kontratës me Empolin dhe që tani mund të gjejë akordin me një ekip të ri.
Por Ismajli nuk do të largohet me parametra zero dhe do të largohet në janar.
Në garë për shërbimet e shqiptarit ka hyrë fuqishëm Lacio, e cila duhet të mposhtë konkurencën e skuadrave si Napoli dhe Juventus.