22-vjeçari shqiptar transferohet te klubi ukrainas

Futboll

22-vjeçari shqiptar transferohet te klubi ukrainas

Më: 3 janar 2025 Në ora: 12:16
Milot Avdyli

Shqiptari i Kosovës, Milot Avdyli do ta vazhdojë karrierën në Ukrainë, pasi do të kalojë te Vorskla Poltava nga zviceranët e FC Aarau.

Klubi zviceran ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka arritur marrëveshje me ukrainasit për transferimin e 22-vjeçarit.

“Futbollisti ynë sulmues Milot Avdyli po transferohet me efekt të menjëhershëm në klubin e kategorisë së parë ukrainase Vorskla Poltava.

Faleminderit për angazhimin tuaj dhe gjithë të mirat për të ardhmen Milot!”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit.

Avdyli luajti në 109 ndeshje ku shënoi shtatë gola dhe dhjetë asiste me fanellën e FC Aarau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat