Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka dhënë një intervistë për “Sky Sports” ku ka folur për gjendjen e vështirë që po kalon skuadra e tij.
Ai shprehet se tashmë e kanë humbur garën për titullin dhe thjesht duhet ta pranojnë.
“Tani ka të bëjë me pranimin e realitetit. Unë nuk po shikoj Liverpulin.
Po mendoj për ndeshjen e radhës që të përpiqem të fitoj tre pikë…
Nuk do të thosha se është e pamundur, sepse në futboll nuk ka gjëra të pamundura, por tani Siti është plotësisht jashtë garës për titull, nuk ka dyshim për këtë, është tepër vonë për ne. Këtë sezon realiteti është se ne e kemi humbur atë”, deklaroi Silva.