Emiliano Çela tashmë edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Kukësit.
Klubi ditën e djeshme e zyrtarizoi largimin e trajnerit.
Çela i jep fund aventurës me Kukësin dhe merr drejtimin e Besës së Kavajës.
Tashmë me largimin e tij, stoli i verilindorëve mbetet vakand.
Kështu drejtuesit nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e një zëvendësuesi.
Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi fillimisht drejtuesit duhet të gjennë timonierin e rid he më pas të fillojnë edhe me afrimet në këtë merkato.
Aktualisht Kukësi mban vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit, ku pas 17 javësh kanë arritur të grumbullojnë 17 pikë. Ndodhen 2 pikë larg Apolonisë së vendit të 8-të.