Kukësi bërë dy goditje në këtë merkato duke arritur marrëveshjen me dy futbollistë të Vorës.“Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për Okseold Sefën dhe Argel Avdiun.
I pari luan si mbrojtës ndërsa tjetri mund të luajë si mesfushor, por edhe sulmues.
Zyrtarizimi i tyre mund të vijë në orët e ardhshme.
Ndërkohë rikujtojmë që Kukësi ndodhet në vendin e 9-të me 17 pikë
. Këtë pjesë të dytë të sezonit do të kërkojë ngjitjen në renditje sidomos me ardhjen e trajnerit Emiljano Çela në pankinë.