Teuta është gati të rikthejë në Superioren një nga ish-mbrojtësit e saj.
Bëhet fjalë për David Gjinollarin, i cili pjesën e parë të këtij sezoni e ka luajtur me Ferronikelin.
Pas dissa muajsh futbollisti pritet të rikthehet në Durrës, për të qenë sërish protagonist me fanellën e “djemve të detit”.
Palët kanë arritur marrëveshjen dhe 25-vjeçari do të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes.
Kujtojmë se Teuta tentoie dhe Vangjel Zguron por ky i fundit e ka refuzuar diçka të tilë.