Dani Olmo, futbollisti spanjoll ende nuk e di se ku do të luaj në gjysmë-sezonin e mbetur shkaku situatës me Barcelonën.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka komentuar këtë situatë dhe thotë se nuk i pëlqen aspak kjo që po ndodhë.
“Sinqerisht, nuk jam i lumtur për situatën dhe as lojtarët nuk janë – por është ashtu siç është. Ne jemi profesionistë”.
“Ne besojmë. Duhet të presim vendimin”, u shpreh Hansi Flick
Skuadra e Barcelonës nesër luan ndaj Barbastro në Kupën e Spanjës.