Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është i gatshëm të filloj gjysmën tjetër të sezonit me fanellën e Besiktasit.
Pas pushimit dimëror, skuadra e Milotit sot luan ndaj Rizesporit, e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Turqisë.
Rashica mungoi në tri ndeshjet e fundit te Besiktasi shkaku i lëndimit, por sonte mund të ketë minuta.
28-vjeçari nuk e ka nisur mirë këtë edicion, pasi ka bërë vetëm një gol në 11 ndeshje (plus 3 asiste).