Hoti ndërron skuadër, por mbetët në Gjermani

Futboll

Hoti ndërron skuadër, por mbetët në Gjermani

Më: 3 janar 2025 Në ora: 13:45
Andi Hoti

Reprezentuesi i Kosovës, Andi Hoti ka kompletuar huazimin e tij nga Magdeburg te Dynamo Dresdes deri në fund të sezonit aktual. 

Kapiteni i Kosovës U-21 ka ndryshuar ambient, por jo edhe shtet, pasi ka vendosur të kalojë nga Bundesliga 2 në Bundesliga 3.

Hoti ishte pjesë e Magdeburgut në Bundesliga 2 në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni, por hapësirat e pakta bënë që ai të kalojë te Dynamo Dresden, i cili gjenden në pozitën e parë dhe favorit për t’u ngjitur një kategori më lartë.

Është vet faqja zyrtare e Dynamo Dresdenit që ka njoftuar marrëveshjen me Hotin, të cilin e kanë lavdëruar pasi më parë ka punuar me trajnerin e tyre.

“SG Dynamo Dresden ka nënshkruar me Andi Hotin të premten, më 3 janar 2025.

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar po transferohet në Dresden në formë huazimi nga FC Magdeburg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat