Myrto Uzuni ka mbyllur një vit spektakolar te Granada në 2024.
Gol pas goli dhe histori pas historie të vendosur, por viti 2025 nuk ka nisur ashtu siç duhej. Në mbrëmjen e sotme, Granada do të luajë kundër Getafes në Copa Del Rey.
Një ndeshje mjaft e veçantë pasi Myrto Uzuni do të kishte shansin për të riluajtur kundër një ekipi të nivelit të La Liga dhe në rast fitore, të avanconte më tej dhe të përballej me gjigandët e futbollit spanjoll.
Getafe po vuan në këtë sezon të La Liga-s dhe fitorja për Granadan nuk është mision i pamundur. Megjithatë Uzuni është i dëmtuar dhe nuk u përfshi në listën e ekipit për këtë takim./