Napoli padiskutim është një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin kampion.
Skuadra e udhëhequr nga Antonio Conte bashkëkryeson me Atalantën me nga 41 pikë.
Që skuadra të arrijë te trofe, Konte ka nevojë për afrime cilësore. Kështu timonieri italian pret minimalisht 3 goditje “big”, një në secilin repart.
Në mbrojtje ka gjithmonë më shumë mundësi që të merret Danilo, i cili është afër largimit nga Juventus dhe nuk është grumbulluar për Superkupën në Arabi.
Në mesfushë, Napoli pritet lamtumira e Folorunsho dhe në vendin e tij “axurrët” duan të marrin Pellegrini-n. Ndërsa goditja e 3-të synohet ish-kapiteni i Fiorentinës, Biragi.