Manchester United është duke kërkuar mënyra të ndryshme që ta largojë nga skuadra holandezin Antony gjatë muajit janar.
Gjiganti i Premierligës po kalon në kohë të vështirë këtë sezon, me skuadrën e drejtuar nga Ruben Amorim që është e 14-ta në ligë dhe ka vetëm gjashtë fitore nga 19 ndeshjet e para.
Nënshkrime të reja i duhen Unitedit që të rikthejë fatin në të mirë të tij, por klubi anglez duhet të shesë lojtarë, në mënyrë që të ketë afrime të reja.
Një nga opsionet është edhe sulmuesi anësor, Antony, i cili është i hapur të largohet nga “Old Trafford”, pas minutave të paktë në këtë kampanjë.
Antony ka vetëm katër paraqitje në Premierligë që nga ardhja e Amorim në krye.
Sipas “CaughtOffside”, Antony është i gatshëm të largohet nga Unitedi këtë muaj, me lojtarin që ka disa opsione.
Real Betisi është i interesuar për një huazim të lojtarit holandez, me një opsion për ta blerë në fund të sezonit.
Unitedi është i gatshëm t’ia paguajë një pjesë të madhe të pagës, të cilën lojtari është pajtuar ta reduktojë në mënyrë masive.
Holandezi është i hapur për të luajtur në Spanjë, por dëshiron që t’i shqyrtojë të gjitha ofertat, para se të marrë një vendim të fundit për të ardhmen e tij,
Ajaxi, Juventusi, Benfica dhe Neëcastle, kanë shprehur interesim për një transferim të Antonyt në formë huazimi, po ashtu, mirëpo ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të Unitedit.