Ditën e diel, Elseid Hysaj bën 1 muaj që kur ka luajtur ndeshjen e fundit me ekipin e Lazios, ajo në Kupën e Italisë ndaj Napolit në të cilën shqiptari u aktivizua plot 90 minuta.
Ekzaktësisht pas një muaji, mbrojtësi shkodran duket se do të luajë sërish për ekipin e Baronit dhe kësaj radhe në derbin e kryeqytetit ndaj Romës.
Pas mungesave që ekipi Lazios po has në mbrojtje, Elsi Hysaj do të ketë një mundësi të artë për të treguar veten.
Në fillim të sezonit, 30-vjeçari kuqezi nuk ishte as në listën e lojtarëve të thirrur për kampionat, por tashmë jemi në periudhën e merkatos së janarit dhe Lazio mund ta ketë në listën e tyre.