Liverpool është gati të heqë dorë nga Darwin Nunez dhe madje ka gjetur zëvendësuesin e tij në Anfield.
Klubi anglez po tundohet nga ideja për huazimin me detyrim blerjeje të uruguainit te Milani. “Djalli” ka shumë interes për të dhe është gati të paguajë 50-55 mln euro për të.
I transferuar nga Benfica në vitin 2022 për 85 milionë euro, Nunez nuk ia ka dalë të tregojë se vlen në Premier League.
Ai ka probleme me finalizimin dhe nuk ka ritmin e duhur për futbollin anglez.
Lojtari që kërkon Liverpool në vend të tij është Marcus Thuram. Sulmuesi i Interit kushton mbi 70 mln euro, shifër që nuk e tremb klubin e kuq.