Largimi i Arinaldo Rrapaj, Tedi Cara dhe Andi Hadroj nga Partizani është konfirmuar prej javësh, por pak më parë klubi i “Demave të Kuq” ka konfirmuar largimin e tre lojtarëve të rëndësishëm që luajtën në këtë ekip.
“RESPEKT DHE MIRËNJOHJE!
Klubi i Futbollit Partizani dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe.
Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke ndarë emocione, fitore dhe sakrifica. Ju urojmë suksese të mëdha në karrierën tuaj të re në kampionatin ukrainas.
Faleminderit që keni qenë pjesë e familjes sonë të kuqe!”, shkruhet në faqen zyrtare të Partizanit.