Sulmuesi më i kërkuar i momentit në Europë është Jonathan David. Kanadezi luan te Lille, aty ku kontrata e tij skadon në fund të qershorit 2025.
Kjo do të thotë se sulmuesi shtatlartë do të mund të largohet me parametra zero, gjë që e bën edhe më atraktiv për klubet big në Europë.
Për të ka interes intensiv Interi. Klubi italian është gati të shesë Marcus Thuram për të bërë të mundur transferimin e David. Ndërkohë, deri në verën e shkuar për të interesohej edhe Milani.
Klube të tjera që po i bëjnë oferta joshëse sulmuesit janë Newcastle United, Barcelona, Arsenal dhe Borussia Dortmund. Pas janarit, atij i lejohet të negociojë personalisht.