Talenti shqiptar shtrin në tokë kundërshtarin dhe realizon një gol me shumë klas në Turqi!
Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për talentin shqiptar Ernest Muçi, i cili ka realizuar një gol me mjaft klas, te skuadra e Beshiktashit, në duelin ndaj Rizespor, të vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.
Më konkretisht në minutën 45+3, me një lëvizje mjeshtërore, Muçi, shtrin në tokë një kundërshtar, teksa udhëheq topin bukur në hyrje të zonës, duke goditur saktë me të djathtën.
Një realizim spektakolar ky i Muçit, që riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1:1.