Juventus kërkon të zgjidhë jo vetëm problemet në mbrojtje gjatë janarit, por edhe në sulm. Joshua Zirkzee është objektivi kryesor i bardhezinjve, për të cilin italianët kanë nisur edhe kontaktet e para.
Raportimet nga Italia thonë se Juventusi po negocion me Manchester United, për të arritur një marrëveshje për 23-vjeçarin.
Te Juventusi duan një huazim të thjeshtë, diçka që nuk pranohet nga anglezët. Këta të fundit kërkojnë ta shesin holandezin dhe duan që huazimi të jetë me detyrim blerje në fund të sezonit.
Trajneri Thiago Motta pret ribashkimin me sulmuesin, me Zirkzee që kishte shpërthimin e tij te Bologna një sezon më parë.