Mbrojtësi njofton largimin nga Teuta

Futboll

Mbrojtësi njofton largimin nga Teuta

Më: 3 janar 2025 Në ora: 22:12
Teuta

Vetëm 6 muaj pas transferimit të tij në radhët e Teutës, Ardit Peposhi nuk është më pjesë e ekipit durrsak.

Këtë e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi me anë të një InstaStory në faqen e tij zyrtare.

“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Teutës, falenderoj Presidencën, trajnerat, shokët e ekipit dhe të gjithë tifozët, suksese në të ardhmen”, shkruan mbrojtësi 31-vjeçar.

Pas 9 vitesh i rikthyer në qytetin e Durrësit, Ardit Peposhi tashmë nuk do të jetë më pjesë e Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat