Vetëm 6 muaj pas transferimit të tij në radhët e Teutës, Ardit Peposhi nuk është më pjesë e ekipit durrsak.
Këtë e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi me anë të një InstaStory në faqen e tij zyrtare.
“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Teutës, falenderoj Presidencën, trajnerat, shokët e ekipit dhe të gjithë tifozët, suksese në të ardhmen”, shkruan mbrojtësi 31-vjeçar.
Pas 9 vitesh i rikthyer në qytetin e Durrësit, Ardit Peposhi tashmë nuk do të jetë më pjesë e Teutës.