Ylber Ramadani te Napoli tashmë nuk është një “utopi”. Mesfushori i Kombëtares është shumë afër hapit të madh në karrierë.
Nga sa mësohet ish-i i Partizanit dhe skuadra e Antonio Contes kanë arritur akordin paraprak mes tyre për transferimin e mesfushorit.
Protagonisti kryesorë i këtij transferimi është agjenti shqiptar Fali Raamadani.
Klubet po diskutojnë mes tyre detajet e fundit të kontratës dhe nga ky transferim Lecce mësohet se do të përfitojë 3 milionë euro.
Kujtojmë se këtë sezon Ramadani ka mundur të luajë në 17 ndeshje dhe ka dhuruar vetëm 1 asist.