Skuadra italiane kontakton Dinamo Zagrebin për Arbër Hoxhën

Futboll

Skuadra italiane kontakton Dinamo Zagrebin për Arbër Hoxhën

Më: 4 janar 2025 Në ora: 12:28
Hoxha

Leçe ka kontaktuar Dinamon e Zagrebit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha në merkaton e janarit. Me hapjen e merkatos së janarit ekipet italiane përfshirë Leçen kanë nisur punën për t’u përforcuar për pjesën e dytë të sezonit.

Gazetari italian, Xhianluka di Marzio, raporton se drejtori i Leçes, Pantaleo Korvino është duke e vëzhguar nga afër sulmuesin shqiptar, Arbër Hoxha, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Dinamon e Zagrebit.

Pas dëmtimit të Lamek Banda, shqiptari po vlerësohet si alternativa më e mirë për t’i besuar krahun e majtë të sulmit të Leçe-s.

Kujtojmë se Hoxha u transferua tek Dinamo Zagreb në janar të vitit 2024 për 1 milionë euro. Hoxha doli nga moshat e ekipit të Prishtinës dhe pas aventurës së tij më disa ekipe të ligës kosovare, depërtoi  në skenën e futbollit evropian duke luajtur për Slaven Blupo, Lokomotivën e Zagrebit dhe së fundmi me gjigandin kroat të Dinamos së Zagrebit.

Shifra e përfolur që Leçe mendohet se do paguajë për të siguruar firmën e Hoxhës është 1.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat