Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao është në dyshim për ndeshjen finale të Superkupës së Italisë ndaj Interit.
Portugezi ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes me Veronan në Serie A, dhe ka humbur dy ndeshjet e fundit, atë ndaj Romës dhe mbrëm ndaj Juventusit.
Situata e lëndimit të Leaos është e komplikuar dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit.
Anësori portugez po vazhdon shërimin e tij por vendimi përfundimtar, do të merret nesër më 5 janar.
Gjendja e Rafael Leão mbetet nën vëzhgim, me stafin mjekësor të AC Milan që vëzhgon nga afër rikuperimin e sulmuesit portugez përpara finales së Superkupës kundër Interit, e planifikuar për të hënën më 6 janar.