Francesko Hasaj tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Vorës. Lojtari ditën e sotme është prezantuar nga skuadra e Kategorisë së Parë.
Mesfushori vetëm pak ditë më parë mbylli aventurën e tij me Kukësin dhe tashmë nis një aventurë të re në karrierën e tij me një nga skuadrat pretendente për të siguruar ngjitjen në Superiore.
“Zyrtare! Francesko Hasaj është futbollisti i Vorës
Futboll Klub Vora njofton se mesfushori Francesko Hasaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!
Futbollisti 23-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Francesko është aktivizuar me ekipe si Kukësi, Turbina dhe Tirana U-19
???????? Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Francesko Hasajt dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar Vora.