Është zbuluar arsyeja e prishjes së raporteve mes trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim dhe futbollistit, Marcus Rashford.
Gazetari, Laurie Whitwell nga The Athletic ka zbuluar të vërteten për prishjen e tyre.
Ai ka raportuar se Rashford kishte shijuar jetën e natës.
Sulmuesi anglez kishte dalur mbrëmjen e 29 nëntorit, 48 orë para ndeshjes me Evertonin.
Ruben Amorim ishte informuar për këtë dhe e pyeti Rashfordin, i cili i kishte thënë se është keqinformuar për daljen e vonë.
Whitwell po ashtu tha se Rashford në stërvitjen e fundit para se të përballej me Manchester Cityn pati një performancë të mangët, sipas shumë burimeve, disa prej të cilëve thanë se ai dukej i lodhur..