Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka zbuluar forcën lëvizëse pas formës së tij fenomenale, duke përmendur përulësinë dhe dëshirën e pamëshirshme për t’u përmirësuar si çelësat e përsosmërisë së tij të qëndrueshme.
Sulmuesi egjiptian, i cili kohët e fundit u bë golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave të klubit anglez dhe arriti shifrën e 20 golave për të tetin sezon radhazi, beson se vetëkënaqësia është armiku i suksesit.
Salah, i cili ka shënuar 231 gola dhe ka regjistruar 104 asistime në 375 paraqitje për Liverpool, rrëfeu se kërkon rregullisht reagime nga shokët e tij të skuadrës, pavarësisht nga mosha apo përvoja e tyre, për të identifikuar fushat për përmirësim.
“Mendoj se nëse lojtarët mendojnë, ‘OK, ai arriti potencialin e tij të lartë’, ai thjesht do të bie. Mendoj se jam shumë i përulur, i pyes lojtarët se çfarë mendojnë se mund të përmirësoj”, ka thënë Salah.
Qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e Salah ka qenë një shenjë dalluese e sezonit të tij mbresëlënës 2024/25, me 20 gola dhe 17 asistime në 26 ndeshje për Liverpool.
Megjithatë, 31-vjeçari mbetet i përkushtuar për ta shtyrë veten drejt lartësive të reja, pasi është njëri nga favoritët kryesor për ta fituar Topin e Artë 2025.