Sonte do të jetë një natë e rëndësishme për Wojciech Szczesny.
Portieri polak do të bëj debutimin me skuadrën e Barcelonës.
34-vjeçari do të jetë në formacionin startues në ndeshjen e Kupës së Mbretit, ndaj skuadrës së Barbastro.
Trajneri Hansi Flick do ti besoj portën Szczesnyt për herë të parë pas transferimit në Barcelonë.
Ai u rikthye nga pensionimi në muajin tetor dhe u bashkua me Barcelonën, pas lëndimit të Marc Andre Ter Stegen.