Armando Brojës po i shkon karriera si mos më keq shkaku i lëndimeve!
Pasi u rikuperua dhe arriti të rikthejë sado pak formën e mirë në disa ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar u godit sërish nga lëndimi.
Broja ndjeu shqetësime dhe u detyrua të largohej nga loja në minutën e 32-të të ndeshjes mes Bournemouth dhe Everton.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të yllit shqiptar që assesi nuk po mundet ta marrë veten nga lëndimet e njëpasnjëshme.