Pasi kemi parë Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin që aktivizohen për skuadrën e Lecce këtë sezon, duket se do të jetë radha tashmë dhe për një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare.
Bëhet fjalë për Arbër Hoxhën që ka rënë në radarët e klubit italian së fundmi.
Ekipi i Lecce po kërkon në tregun e transferimeve një sulmues anësor me tipare dribluese, të cilën 26-vjeçari kuqezi e zotëron mjaft mirë.
Sipas mediave italiane, drejtori sportiv Pantaleo Corvino ka shfaqur interes për sulmuesin shqiptar. Hoxha ka zhvilluar këtë sezon me Dinamon e Zagrebit në kampionat 16 paraqitje, ku ka realizuar dy gola dhe një asist.