Manchester City e ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premierligë.
“Citizens” triumfuan 4:1 në shtëpi ndaj West Hamit, në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit anglez.
Coufal me autogol kaloi vendasit në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.
Erling Haaland e dyfishoi epërsinë me një gol në minutën e 42-të pas asistit nga Savinho.
E kombinimi Savinho-Haaland erdhi në shprehje edhe në minutën e 55-të kur sulmuesi norvegjez realizoi për 3:0.
Phil Foden shënoi për 4:0 në minut e 58-të.
Krejt çfarë arriti të bëjë West Ham ishte goli i nderit nga Fullkrug në minutën e 71-të.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, vetëm dy më pak se vendi i katërt.