Futbollistja Fatlinda Ramaj është transferuar në Superligën e Turqisë.
Ramaj ka nënshkruar me skuadrën e njohur turke, Trabzonspor.
Ish-futbollistja e Mitrovicës dhe shumë herë kampionia e Kosovës do të luajë në të njëjtin ekip ku janë edhe katër futbolliste tjera shqiptare:
Lumbardha Misini, Valentina Troka, Armela Tukaj dhe Kaltrina Biqkaj.
Kujtojmë që te skuadra e Besiktasit është futbollistja tjetër nga Kosova, Donjeta Halilaj.