Skuadra e Chelseat ka barazuar 1:1 ndaj Crystal Palaces, në ndeshjen e javës së 20-të në Premier League.
Blutë e Londrës e nisën mirë ndeshjen, pasi në minutën e 14’të, shënuan gol me anë të anglezit, Cole Palmer.
Por, pas shumë gabimeve nga ekipi i Enzo Marescas, skuadra mysafire shënoi për 1:1 në minuntën e 82’të me anë të Matetas.
Me këtë barazim, Chelsea përshëndetet për titullin kampion, pasi shkon në kuotën e 36 pikëve, shumë mbrapa vendit të parë, Liverpoolit (45)