Alfred Allamani është trajneri i ri i Kukësit. 41-vjeçari ishte pjesë e Valbonës në sezonin e kaluar ku u shpall kampion në Kategorinë e Dytë.
Tashmë është pasues i Emiljano Çelës, që ndërkohë firmosi me Besën. Allamani ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Pjesë e stafit teknik ndërkohë do jenë dhe Vilfor Hysa si zëvendës trajner dhe Bledar Malaj si trajner i portierëve
“Futboll Klub Kukësi njofton se Alfred Allamani është trajneri i ri i skuadrës sonë pasi ka firmosur kontratën për dy sezone e gjysmë.
Allamani e njeh mirë ambientin e klubit tonë, pasi sezonin e shkuar ishte edhe në rolin e zëvendës trajnerit.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje dhe suksese Allamanit në drejtimin e skuadrës
Futboll Klub Kukësi njofton se në stafin teknik të skuadrës sonë, janë bashkuar edhe Vilfor Hysa dhe Bledar Malaj.
Hysa, ish-sulmuesi i skuadrës sonë, do të mbajë rolin e ndihmës trajnerit, ndërsa Malaj do të jetë trajner i portierëve”., njofton Kukësi.