Milan siguroi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Juventuris tnë Superkupën e Italisë.
Në stolin e kuqezinjve debutoi me fitore Sergio Canceicao, i cili triumfoi 2:1 ndaj “Zonjës së Vjetër”, duke siguruar edhe kalimin në finalen e Superkupës.
Pas kësaj sfide, portugezi ishte mjaft i lumtur për fitoren, ndërsa kishte rezerva për lojtarët. Madje nënvizoi se ishte i mërzitur me pjesën e parë, pasi ekipi nuk po luante ashtu siç ishin përgatitur.
“E merituam finalen për pjesën e dytë. Në pjesën e parë nuk më pëlqeu Milani, me shumë pa saktësi në mbrojtje, shumë të ngadaltë, por ne ndryshuam në pjesën e dytë.
Rikthimi i Leaos? Të shohim, nesër do të stërvitet serish individualisht. Te luaj me dy sulmues? Mund të ndodhë në të ardhmen.
Mund t’ju them se pas 45 minutave të para, në dhomat e zhveshjes nuk iu kam dhënë puthje lojtarëve. Jam zemëruar pak, sepse nuk po bënin në fushë atë që kishim përgatitur. Kjo gjë më zemëroi pak. Po e jetoj këtë moment me një grup të përulur, një grup të mirë lojtarësh.
Ndonjëherë mungon pak ajo ‘egërsia’ e mirë për të arritur diçka më shumë, por me kohë do ta arrijmë. Lojtarët kanë nevojë për një fjalë të bukur, por edhe për ndonjë ‘shkundje’. Nuk jam shumë simpatik, nuk më pëlqen të përqafoj njeri. Më shumë janë herët kur zemërohem sesa e kundërta.
Për lojtarët, e rëndësishme është të punojnë mirë dhe të kenë shumë energji pozitive. Është një grup me cilësi, jam shumë i kënaqur me grupin, sepse e ka pranuar mesazhin dhe një trajner që nuk buzëqesh shumë. Kjo më kënaq, sepse unë jam këtu jo për të bërë miq, por për të fituar. Kjo është më e rëndësishmja”, ka deklaruar timonieri i kuqezinjve.