Elbasani njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin Rei Zaimi.
26-vjeçari u bashkua me skuadrën verdheblu vitin e kaluar në Kategorinë e Parë dhe këtë sezon regjistron vetëm 4 ndeshje në Superligë.
Ndërkohë bëhet e ditur se Zaimi do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë, te Pogradeci.
"AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Rei Zaimi.
Mbrojtësi shtatlartë u bashkua me ekipin verdheblu në edicionin e kaluar në Kategorinë e Parë duke zhvilluar një sezon pozitiv.
Familja verdheblu i uron Reit suksese në vazhdim", njofton KF Elbasani.