Trajneri gjerman, Hansi Flick ka folur për situatën e Dani Olmos, i cili është ende në dyshime për t’u regjistruar në La Liga për pjesën tjetër të sezonit.
Pas kualifikimit tutje të Barcelonës në Kupën e Mbretit, Hansi Flick foli edhe për mesfushorin e Spanjës.
Ai tha se Dani Olmo ka shpreh interesim të luaj veç për Barcelonën dhe kjo do të bëhet e mundur brenda pak ditëve.
“Besojmë se klubi do te zgjidh problemin për ta regjistruar dyshen, Dani Olmo dhe Pau Victor.
“Unë kam folur për Dani Olmon, ai dëshiron të luaj vetëm për Barcelonën. Dhe ne po e presim atë”, u shpreh Hansi Flick
Kujtojmë që në rast se Dani Olmo nuk mund të regjistrohet, do të largohet nga klubi katalunas me para-metra zero..