Skuadra e Arsenalit ka barazuar 1:1 ndaj Brightonit në ndeshjen e javës së 20-të në Premier League.
Ekipi vendas fitoi një penallti në minutën e 61’të dhe në gol e shëndërroi sulmuesi brazilian, Joao Pedro.
Por, për këtë 11-metërsh të akorduar nuk ishte aspak i pajtimit trajneri spanjoll, Mikel Arteta.
Ai thotë se kurrë s’ka parë diçka të tillë gjatë karrierës së tij.
Kurse homologu i tij, Hurzeler u befasua nga deklarata e trajnerit spanjoll.
Gjermani tha se nuk i kupton kundërshtarët që kanë këtë mendim.
“Nuk i kuptoj ata se si thonë që nuk ishte penallti. Unë mendoj se ishte penallti e pastër”, u shpreh trajneri i Brightonit
Me këtë barazim, Arsenali mbetët mbrapa në garë për titull, duke shkuar në kuotën e 40 pikëve në pozitën e dytë, pesë më pak se Liverpooli (45) që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.