Shkëndija e Haraçinës prezantoi Ertan Demirin

Futboll

Shkëndija e Haraçinës prezantoi Ertan Demirin

Më: 5 janar 2025 Në ora: 11:27
Demiri

Kampionia e vjeshtës në Ligën e Tretë – Veri në Maqedoni,

Shkëndija e Haraçinës, prezantoi një përforcim të ri për pjesën pranverore të sezonit, ku skuadra do të duhet të konfirmojë vendin e parë dhe të sigurojë barlotazhinë për hyrje në Ligën e Dytë.

Futbollisti 21-vjeçar Ertan Demiri është përforcimi i ri i Shkëndijës nga Haraçina, i cili vjen nga skuadra e BVK Konjare.

Ai rrjedh nga shkolla e futbollit FC Shkupi dhe prej andej ka vazhduar në ekipin e BVK Konjare ku ka luajtur nga shkurti i vitit 2023.

Më herët, siç njoftoi Open-TV, Shkëndija e Haraçinës u përforcua me Mërgim Danin, Besir Baftijarin dhe Fikret Livarekën, ndërsa u nda me Elmir Aliun dhe Erkan Shaipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat