De Bruyne: Unë thjesht po përpiqem të rikthehem në nivelin tim

Futboll

De Bruyne: Unë thjesht po përpiqem të rikthehem në nivelin tim

Më: 5 janar 2025 Në ora: 11:52
De Bruyne

E ardhmja e Kevin De Bruyne te Manchester City është ende e paqartë.

De Bruyne, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij e cila i skadon në fund të këtij sezoni, ku i cili po lidhet edhe me largim nga City.

Mirëpo De Bruyne, u përgjigj rreth këtyre zërave për të ardhmen e tij.

“Thashetheme për të ardhmen time? Nuk më intereson. Unë thjesht po përpiqem të rikthehem në nivelin tim”.

“Ndjej se çdo javë po përmirësohem. Unë mund të luaj për 90 minuta tani.

Kanë qenë disa muaj të pakëndshëm me dëmtimin”, u shpreh De Bruyne.

De Bruyne, këtë sezon me Manchester Cityn ka bërë 18 paraqitje ku ka shënuar 2 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat.

Mirëpo belgu, ka qenë i pafat shkaku i lëndimeve që kishte pësuar gjatë vitit që lamë pas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat