Fofana mund të rikthehet nga lëndimi në mars

Futboll

Fofana mund të rikthehet nga lëndimi në mars

Më: 5 janar 2025 Në ora: 13:07
Wesley Fofana

Wesley Fofana mund të kthehet më shpejtë se që ishte menduar!

Mbrojtësi francez, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Aston Villës muajin e kaluar, ku flitej se Fofana do të humbte tërë sezonin.

Mirëpo siç raporton “L’Equipe”, Fofana mund të rikthehet më shpejtë se që ishte menduar me kohën më të afërt në mars.

Fofana, këtë sezon ka bërë vetëm 12 paraqitje në Premier League me “Blutë” e Londrës, mirëpo lëndimet e shumta që i pësoi në vitet e fundit e bënë të pamundur të tregonte klasin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat