Tottenham njofton blerjen e një portieri të ri.
Ai është 21-vjeçari çek Antonin Kinský, i ardhur nga Slavia Praga: portieri i është bashkuar “gjelave” me një kontratë shumëvjeçare, e vlefshme deri në qershor 2031.
Një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro. Lojtari i lindur në vitin 2003 do të veshë fanellën me numrin 31.
Një përforcim i ri për Ange Postecoglou, ende në pritje të rikuperimit të Vicario nga dëmtimi i këmbës.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e Antonin Kinsky nga SK Slavia Prague.
Portieri 21-vjeçar ka rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2031 dhe do të mbajë fanellën me numrin 31”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.