Champions League, spektakli mes pjesëve do të jetë i “Linkin Park”!
UEFA ka bërë me dije se spektakli mes pjesëve në finalen e madhe të Champions League të këtij sezoni do të jetë i tëri për grupin e njohur “Linkin Park”.
Siç dihet ndeshja më e rëndësishme për klube do të luhet më 31 maj në “Allianz Arena” të Mynihut.
Grupi amerikan i njohur është rikthyer fuqishëm në botën e muzikës pasi humbjes së vokalistit Çester Benington, i cili tashmë është zëvendësuar nga Emili Armst.