Marcus Rashford tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në rast largimi nga Manchester United, por ka një problem të madh.
Rashford ka qenë subjekt i thashethemeve të shumta pasi pranoi se ai është i gatshëm për një aventurë të re.
Ai dha një intervistë pasi nuk u ftua nga Ruben Amorim për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, me 27-vjeçarin që u rikthye në skuadër ndaj Newcastle United.
Sidoqoftë, Rashford ndonëse u rikthye me ekipin, ai nuk u fut fare në lojë nga banka rezervë, teksa ekipi i tij u mposht me rezultat 2-0 në ‘Old Trafford’.
Me afatin kalimtar të janarit tashmë të hapur, ylli i Man United është lidhur fortë me një largim nga klubi.