Rrapaj, Hadroj dhe Cara përshëndeten me shokët

Futboll

Rrapaj, Hadroj dhe Cara përshëndeten me shokët

Më: 5 janar 2025 Në ora: 13:26
Pamje

Arinaldo Rrapaj, Andri Hadroj dhe Tedi Cara do të vazhdojnë karrierën në Ukrainë.

Të 3 futbollistët largohen nga Partizani gjatë kësaj merkatoje, duke i sjellë klubit të ardhura financiare.

Pak ditë më parë Partizani ka zyrtarizuar largimin e tyre, por ditën e sotme me lotarët që përshëndeten me pjesën tjetër të skuadrës.

“Faleminderit ekipit që na bëri më të fortë”, shkruhet në postimin e “Demave”, me Carën, Rrapajn dhe Hadrojnë që shkelin për “herë të fundit” në ambientet e të kuqve, pasi tashmë karriera e tyre ka marrë një tjetër drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat